Flash News

E-TJERA

Degradon sherri/ Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet i riu në Korçë

Degradon sherri/ Plagosi me thikë 17-vjeçarin, arrestohet i riu

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë, pas një sherri për motive të dobëta në Korçë, ku ndërkohë ka rënë në pranga një 19-vjeçar.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet M.B, banues në fshatin Barç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dëmtoi me thikë, një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Polici, 19-vjeçari, autori i dyshuar. Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit