Flash News

E-TJERA

Dekriminalizimi, Çela: Vetëm 2 shtete na kanë kthyer përgjigje, s’na ofrojnë ndihmë

Dekriminalizimi, Çela: Vetëm 2 shtete na kanë kthyer

Kryeprokurori Olsian Çela deklaroi se shumë nga shtetet të cilat i kanë kontaktuar për të marrë ndihmë mbi dekriminalizimin, nuk janë përgjgijur.

Në nëj dalje për mediat pasi prezantoi raportin e muajit mars, Çela u shpreh se vetëm dy shtet kanë kthyer përgjigje. Çela tha se realizimi për çështjen e dekriminalizimit bëhet mbështetur në ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Kjo është çështje shqiptare që ne duam ta zgjidhim ndërkombëtarisht. Ne veprojmë në bazë të Konventave Ndërkombëtare. Kjo kërkon bashkëpunim në nivel të gjerë. Përgjithësisht pjesa më e madhe e shteteve nuk ofrojmë ndihmë përsa i përket çështjes  së dekriminalizimit. Dy shtete kanë kthyer përgjigje”, tha Çela.

Më herët, Çela shtroi si problem shqetësues vakancat e prokurororëve teksa tha se niveli ka arritur në 40% mungesa. Çela e konsideroi situatë të rëndë gjendjen aktuale me vakancat.

Të fundit