Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dekriminalizimi në Shqipëri, VOA: Rritet presioni i ndërkombëtarëve përballë heshtjes së partive politike

Në Shqipëri, diplomatët amerikanë dhe ata europianë po i shtojnë thirrjet ndaj partive politike për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme persona të inkriminuar.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mori si shembull, që nuk duhet kandiduar, deputetin Tom Doshi, të cilit iu ndalua hyrja në SHBA.
Studiues të politikës pohojnë se thirrjet e diplomatëve ndërkombëtarë po ndeshin në heshtjen e partive politike, të cilat sërish po përdorin në fushatë zgjedhore persona të inkriminuar.
Dy ditë pasi ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Juri Kim, kërkoi publikisht të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit deputeti Tom Doshi, duke kujtuar vendimin e
Departamentit të Shtetit, për t’i ndaluar hyrjen në SHBA, ai regjistroi në KQZ partinë socialdemokrate si subjekt zgjedhor me cilësinë e kryetarit të saj.
Studiuesi i jetës politike shqiptare, profesori Roland Lami, thotë se është për të ardhur keq që edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit sërish nevojitet presioni i faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që atë nuk po e zbatojnë partitë dhe institucionet shtetërore.
Ai është skeptik për të ardhmen e afërt dhe nuk beson se njerëzit me rekore kriminale do të mbahen larg institucioneve demokratike.
“Po t’i referohesh heshtjes së liderëve kryesorë apo mënyrës si justifikohen karshi deklaratës së fortë të ambasadës amerikane, ajo të lë të kuptosh që ka mungesë vullneti dhe kjo mungesë vullneti nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm me interesat që kanë partitë politike në disa zona zgjedhore të përfshihen persona me të shkuar kriminale për të bërë të mundur sigurimin e disa mandatave të rëndësishme. Pra, pushteti duket më i rëndësishëm se sa kriteret ligjore, që kërkojnë të zgjidhen kandidatë cilësorë dhe me integritet” - tha zoti Lami.
Disa individë të partive të mëdha e të vogla, të përjashtuar nga zgjedhjet vendore si të inkriminuar, kanë marrë në dorë shtabet zgjedhore në zona të caktuara dhe me investimet apo paratë që zotërojnë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve dhe në standartin e procesit zgjedhor.
Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë që SHBA dhe BE po kërkojnë hapur që partitë të largojnë nga radhët e tyre persona të inkriminuar dhe të përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por faktori ndërkombëtar po mbetet i vetmuar në këtë përpjekje, sepse partitë po refuzojnë ta bëjnë këtë ndërsa prokuroria, ILDKPI, KQZ nuk po ndërmarrin asnjë hap për të dekurajuar këta individë.
“Elementët e inkriminuar, të cilët mendohej që do të liheshin jashtë politikës, në fakt janë kthyer në garën elektorale dhe në radhët e partive politike. 3 nga 7 deputetë të tillë kërkojnë të kandidojnë në këto zgjedhje dhe kanë shpallur publikisht ambicjen e tyre. Ky është një sinjal i keq për politikën e pastër. Këta individë kanë blerë parti, kanë blerë media dhe janë shumë aktivë në nivele të larta të vendimmarrjes. Për shkak të sistemit të votimit, mandatet e tyre mund të përcaktojnë maxhorancat e ardhshme” - tha zoti Krasniqi.
Partitë politike po përfitojnë nga forca dhe pasuria e këtyre individëve të inkriminuar, duke i vendosur në krye të fushatave zgjedhore nëpër krahina të ndryshme, ndërkohë që ligji i dekriminalizimit kërkon që ata të mos kenë asnjë rol në vendimmarrjen publike.
Profesor Lami thotë se në Shqipëri varet nga vullneti dhe urdhëri i partive politike, dhe institucionet u binden këtij këti vullneti, duke mbyllur sytë për informacionet mbi inkriminimin e politikanëve, të cilat dihen botërisht.
“Të gjithë kanë një shkelje syri të ligjit dhe prandaj situata është këtu ku është. Nëse do t’ia faturojnë përgjegjësinë institucionet njëri tjetrit monitorimin e ligjit, dhe partitë politike të heqin dorë apo të lajnë duart, situata ka shumë gjasa të përsëritet sin ë parlamentin e kaluar” - tha zoti Lami.
Dekriminalizimi i qarqeve politike u kthye sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të përsëritura të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, që në zgjedhje partitë nuk duhet të kandidojnë figura nga bota e krimit dhe korrupsionit por të sjellin të pastra dhe të besueshme për qytetarët.
“Thelbi i ligjit të dekriminalizimit është integriteti. Edhe mesazhet e ndërkombëtarëve flasin për integritet. Nuk po flasim për individë me procese gjyqësore të thjeshta korrupsioni. Po flasim për individë, për të cilët ka dyshime themelore, që janë përfshirë në akte korruptive dhe kriminale. Partitë politike kanë përgjegjësinë të sjellin persona me integritet, me standarte morale. Këtë e kanë premtuar në statutet e tyre, kanë ngritur struktura të verifikimit paraprak dhe kanë bërë premtim publik, që do të sjellin përfaqësuesit më të mirë” - tha zoti Krasniqi.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur përmes diplomatëve të tyre se do të vazhdojnë të përdorin të drejtën për t’i ndaluar hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të korruptuar.
Një masë e tillë është marrë deri tani ndaj deputetit Tom Doshi, ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish kryetarit socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa mbi 170 zyrtarëve të tjerë iu është refuzuar viza.
Edhe mesazhet e fundit janë pjesë e një përpjekje të vazhdueshme të diplomatëve amerikanë për dekriminalizimin e politikës shqiptare. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38