Flash News

E-TJERA

Dejvi Bregu merr “Topin e Artë të Superligës” për 2021, shkëlqejnë Tirana, Vllaznia, Teuta

Dejvi Bregu merr “Topin e Artë të Superligës”

Çmimi “Topi i Artë i Superligës” për vitin 2021 i është dhënë ish-futbollistit të Teutës, Dejvi Bregu.

Bregu e mori çmimin pasi vitin e kaluar debutoi suksesshëm me Teutën duke fituar titullin kampion dhe “Këpucën e Artë”.

Çmimi u akordua nga Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me RTSH-në, ku votuan trajnerë dhe gazetarë. Bregu ishte në formacionin më të mirë të vitit si sulmues.

Portieri më i miri vitit u zgjodh Visa Bekaj i Tiranës. Mbrojtësat më të mirë u zgjodhën Gurishta dhe Adili i Vllaznisë, Belica i Partizanit dhe Hoxhallari i Tiranës.

Në mesfushë më të mirët u zgjodhën dy nga tre futbollistët e Laçit, Lushkja dhe Shehu. Marsel Ismailgeci i Tiranës u zgjodh talenti i vitit. Megi Duçi fitoi “Topin e Artë” për femra.

Të fundit