Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e Bushatit: Policia e di ku janë banditët më të mëdhenj dhe i lejon të bredhin lirshëm në Tiranë

Deklarata e fortë e Bushatit: Policia e di ku janë banditët

Analisti Andi Bushati ka bërë një deklaratë të fortë, ku thotë se policia e di ku janë banditët më të mëdhenj të vendit dhe sërish i lejon të bredhin lirshëm në Tiranë.

I ftuar në “Euronews Albania”, Bushati foli për vendimin e prokurorisë që ndalon gazetarët të publikojnë materialet e nxjerra nga hakerat pas sulmeve kibernetike pasi në të kundërt do të dënohen.  

Sipas tij, nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave.

“Nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave. Janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontradiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.

Kjo që unë po them është e vlefshme për raste shumë më flagrante sesa ky i tanishmi. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekreti ka për një gjë që e dinë të gjithë. Banditët më të mëdhenj të këtij vendi, policia e di ku janë dhe i lejon të bredhin mes kryeqytetit të lirë”, theksoi ai.

Ai shtoi se siguria kombëtare ka marrë fund, pasi të dhënat shtetërore i kanë hakerat nga Irani.

“Çfarë mund ta kërcënojë sigurinë kombëtare, një media online në Shkodër që i publikon, kur ty t’i ka marrë Irani që e quan fuqi armike. Këtu siguria ka marrë fund, këtu i ke te armiku. Këtu duan t’i ndalojnë qytetarët që t’i marrëin vesh, Irani le t’i marrë vesh se i ka vjedhur. Qytetarët nuk duhet ta dinë që i ka marrë Irani këto. Është thjesht masë propagandistike”, tha Bushati. 

 

 

Të fundit