Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e gazetarit: Organizatat kriminale kanë trafikuar dr*gë sa buxheti i Shqipërisë

Deklarata e fortë e gazetarit: Organizatat kriminale kanë trafikuar

Organizatat kriminale shqiptare kanë arritur përmasa të paprecedenta, duke trafikuar drogë në vlera të barabarta me buxhetin e shtetit shqiptar.

Kështu deklaroi gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit kjo shifër i referohet vitit 2013.

I ftuar në A2 CNN, ai theksoi se krimi i organizuar është fuqizuar në mënyrë alarmante edhe përgjigjja ndaj tij duhet të jetë në njëjtin nivel.

“Në 2013-ën ne thoshim në media unë flas për vete personalisht që ne kemi grupe kriminale që kanë buxhetin sa Ministria e Brendshme. Po sot ne kemi organizata kriminale që kanë trafikuar drogë sa buxheti i Shqipërisë. E kupton kush është dallimi? Nga mandati i parë në të katërtin sa buxheti i Shqipërisë?

Ky prokurori këtu kapi një laborator në Xibrakë edhe ngarkesa më e madhe e kokainës 613 kg është kapur në kohën e krimeve të rënda. Ti ke katër vjet ke kapur zero gram. Laborator kokaine me ekspertë kolumbianë brenda që vinin edhe këtu pra. U kapën dy kplimbianë brenda.

Me kokainë që vinte nga Amerika Latine ë me kimistë kolumbianë që e bënin gati për tregun gjerman Bashkimit Europian. Pra ti ke je në këto përmasa sot dhe niveli i kundërpërgjigjes do të jesh në këtë nivel. Për këtë po flasim ne. Ky ishte synimi. Sepse ky mund të thotë fare mirë në kohën e këtyre të ndodhë ndonjë vrasje ty rreth rrotullimi i rinasit. Mu në mes të rinasit s'ndodhe.

Pse ndodh? Se fuqia e atyre, atë që tha ky evolucion, se s'po e quajmë revolucion, se fuqia e tyre është vërtetë kaq e madhe”, theksoi gazetari. 

Të fundit