Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e i sh-kryeprokurores së Tiranës: Kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla

Deklarata e fortë e i sh-kryeprokurores së Tiranës: Kemi më

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj thotë se është përhapur masivisht fenomeni i shtëpive të barit.

E ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Imeraj u shpreh se në Shqipëri ka më shumë shtëpi bari sesa shkolla dhe për këtë sipas saj ka pasur disa etapa të kanabizimit.

“Atë mund ta themi, që kemi më shumë shtëpi bari sesa shkolla. Ne kemi ndjekur disa etapa të përhapjes së kanabizmit në Republikën e Shqipërisë. Ka ndryshuar mënyra sesi është qasur kriminaliteti karshi formës më të re për ta zhvilluar. Kemi shtëpitë e barit. Janë bërë disa goditje dhe ajo që është e nevojshme të bëhet nga institucionet përkatëse është që të jenë të mirëformuara.

Kjo lidhur ngushtësisht me atë pjesën tjetër që inspektori i zonës, duhet të jetë pararoja e parë për të na dhënë informacionin e duhur. Duhet gjetur mekanizmi se ku ka rrjedhur përçimi i informacionit”, theksoi ajo.

Të fundit