Flash News

E-TJERA

Deklarata e fortë e ish-drejtorit të Policisë:14-15-vjeçarët po kthehen në vrasës me pagesë, stërviten në zona të fshehta

Deklarata e fortë e ish-drejtorit të

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shemsi Prençi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se në zonën e asaj që e konsideroi ‘trekëndëshi i Bermudës”, ku përfshihen qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi e Lezha po kryhen rekrutime të vrasësve me pagesë.

I ftuar në studion e emisionit ‘Në Shënjestër’ në News24, ai tha se në këto zona po bëhet stërvitje ditë e natë në vende të fshehura, madje po rekrutohen fëmijë të moshave 14 e 15 vjeç të cilët nuk kanë të ardhura dhe po kthehen në vrasës me pagesë nga organizatat kriminale.

“Në trekëndëshin e Bermudës, Elbasan, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ky rajon që po të kalosh rekrutohen ushtarë, vrasës me pagesë, bëjnë stërvitje natë e ditë në vende të fshehura, madje rekrutohen edhe fëmijë të moshave 14-15 vjeç. Nuk më shqetëson fati i ndokujt i përfshirë në krim, por po bëhet e udhës që po rekrutohen fëmijë që nuk kanë bukë dhe i kthejnë në vrasës me pagesë. Kjo plagë vjen sepse organizatat kriminale sepse nuk mbijetojnë dot pa këta ushtarë të rinj për vrasjet me pagesë. Policia duhet të riformatojë organizatën”, tha ai.

 

Të fundit