Flash News
Këmbimi valutor 15 shtator 2024, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Reshje shiu dhe shtrëngata, si parashikohet moti për sot
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Deklarata e Sergey Lavrov: Armët e dërguara në Ukrainë, po shiten në Kosovë dhe Shqipëri
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka bërë një deklaratë të fortë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Mediat greke raportojnë se në një deklaratë, Lavrov ka thënë se armët e sjella nga Perëndimi në Ukrainë po shiten në ‘tregun e zi’. “I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë”, mësohet të ketë thënë Lavrov, sipas Prothothema.
Kjo nuk është hera e parë që Lavrov bën një deklaratë të tillë, referuar Kosovës dhe Shqipërisë. Në shkurt të këtij viti, Lavrov deklaroi se Ukraina rekreutoi mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovine për t’u dërguar në Danbas.
"Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë për të rrëzuar Rusinë jashtë ekuilibrit dhe për t'i dërguar ata, ndër të tjera, në Donbass. Ne po e kontrollojmë këtë tani," tha Lavrov.