Flash News

E-TJERA

Deklarata e Ramës ‘maska prodhohet vete’, shqiptarja në Francë: Këtu është falas, masat janë shoqëruar me ndihma financiare

Deklarata e Ramës ‘maska prodhohet vete’, shqiptarja në

Sot, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë reagimet se maska me detyrim përkthehet në kosto financiare edhe për ata që nuk kanë mundësi për ta blerë.

Në një dalje për mediat, Rama tha se maska mund të prodhohet vetë, duke përdorur një shami dhe një copë në shtëpi.

Ndërkohë, nënkryetarja e Këshillit Koordinues të Diasporës Anila Hyka tha se edhe atje vendosja e maskës është me detyrim dhe nëse nuk e mban gjobitesh me 135 euro.

Por, masa të tilla janë shoqëruar me ndihma financiare nga shteti dhe maskat ofrohen falas nga kompanitë.

“Maska është falas dhe ofrohet nga kompanitë ku punojnë të gjithë. Kërkohet që maska të ndërrohet çdo katër orë. Të gjithë përdorin ato maska që janë përcaktuar sipas protokollit. Ka shumë mbështetje financiare. Masat janë shoqëruar me ndihma financiare për institucionet”, tha Hyka.

Të fundit