Flash News

E-TJERA

Deklarata e Ramës për rolin e Turqisë në BE, reagon McAllister: Ka ndjekur politikë të jashtme armiqësore, të kuptojë fajin e vet

Deklarata e Ramës për rolin e Turqisë në BE, reagon

Zëvendës/Presidenti i Parlamentit Evropian, njëherësh kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAllister ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Turqia ka rol kyç për sigurinë e Bashkimit Evropian.

I pranishëm në konferencën vjetore “State of the Union” organizuar nga Instituti i Universitetit Europian që u mbajt online në Itali, McAllister tha se Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE.

Marrëdhëniet BE- Turqi kanë kaluar një fazë shumë të vështirë. Ne duhet të gjejmë drejtpeshimin ndërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejt. Turqia për shumë vite ka ndjekur një distancim gjithnjë në rritje nga standardet e BE.

Ka ndjekur një politikë të jashtme armiqësore. Turqia duhet të kuptojë fajin e vet për këto tensione kaq të mëdha që kemi parë në Mesdhe. Pavarësisht kësaj ne kemi shtrirë dorën si BE. Topi tashmë është në anën e Presidentit Erdogan, por ne na duhet të kemi një vëzhgim real. Janë veprat ato që flasim dhe jo fjalët. Për momentin gjërat janë të ngrira. Do të jetë Erdogan që do ju përgjigjet pyetjeve dhe jo ne,” tha McAllister.

Të fundit