Flash News

E-TJERA

Deklarata e Yuri Kim për kandidatët e mbështetur nga ‘non-grata’, Meta: I takon qytetarëve

Deklarata e Yuri Kim për kandidatët e mbështetur nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë nga Durrësi, ku është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për kandidatët e 6 marsit, të cilët shfaqen në fushatë me persona “non-grata”.

Meta u shpreh se i takon kandidatëve të zgjedhin të ardhmen dhe të vendosin me integritet  e vullnet të lirë për zgjedhësit e tyre.

“Jam i bindur që qytetarët do të zgjedhin me vullnetin e lirë për kandidatët më me integritet dhe që garantojnë një përkushtim të madh ndaj komunitetit. I takon vetëm qytetarëve të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kërkojmë një proces demokratik, të fitoi vullneti i qytetarëve”, tha Meta.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim u pa si një sulm ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u sanksionua nga SHBA-të për korrupsion. Pak minuta më vonë, ambasadorja theksoi se bëhej fjalë për 4 politikanë ku mes tyre përmendim Berishën, Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Të fundit