Flash News

E-TJERA

"Deklarata juaj shënoi kthesën në Kosovë”, Begaj takon ish-ambasadorin e OSBE gjatë luftës

"Deklarata juaj shënoi kthesën në Kosovë”, Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim në Prishtinë me William Walker, ish-Ambasador i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, pasi ky i fundit Walker ndodhet për të festuar me shqiptarët  25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Presidenti i Republikës përgëzoi Ambasadorin Walker për rolin thelbësor që ka luajtur gjatë shërbimit në Kosovë, duke i treguar botës masakrën çnjerëzore ndaj civilëve të ndodhur në Reçak më 15 janar të vitit 1999.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje dhe falënderime për këtë mision të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, i cili, pasi pa trupat e shqiptarëve të vrarë, e quajti masakrën si “një mizori e papërshkrueshme”.

“Ishte deklarata juaj për dëshminë e gjenocidit që shënoi kthesën në Kosovë”, - u shpreh Presidenti Begaj gjatë bisedës me zotin William Walker.

Të fundit