Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ahmetaj, Burimi: Shqipëria si Afrika, pse nuk reagon Dumani?

Deklaratat e Ahmetaj, Burimi: Shqipëria si Afrika, pse nuk reagon Dumani?

Analisti Genc Burimi komentoi intervistën e tretë të ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Duke folur në Syri tv, sipas tij, me të dhënat që ish-ministri dhe ish-zëvendeskryeministri dha, kreu i SPAK Altin Dumani apo ndonjë përfaqësues tjetër i drejtësisë duhet të kishte dalë në një deklaratë. Drejtësinë në Shqipëri, Burimi e cilëson si ‘shah-mat’, duke e krahasuar situatën në vend, me Afrikën.

"Nuk është fjala t’i besosh apo mos t’i besosh zotit Arben Ahmetaj. Fjala është që ai përbën lajm. Po flet ish-Ministri i financave, po flet Zëvendëskryeministri. Është lajm. Të japësh lajmin  nuk do të thotë se po i jep kredite Ahmetajt, por jepe si lajm, jo këshu. Reporterët e huaj çfarë bëjnë në Tiranë, çfarë bëjnë ambasadat. Shumë shqiptarë sot, e dinë ku është Edi Rama. Debati sot nuk është t’i hapim sytë shqiptarëve se kush është Edi Rama. Debati është që t’i hapësh sytë kush është drejtësia. Mos e besoni këtë drejtësi, kërkoni një evaluim, këtë kërkon PD-ja. Unë jam një ekspert i Afrikës, e njoh mirë. Ku është Afrika sot, aty diktatura mbahet në këmbë nëpërmjet drejtësisë. Sot drejtësia është e pavarur, drejtësia i njeh të gjithë.

Jetuam 55 vjet nën komunizëm. Ku dallon diktatura komuniste nga diktatura mafioze?

Ky rast është drejtësia që i evaulidon këto lloj regjimesh. Problemi sot është me drejtësinë, dhe drejtësia është ‘shah-mat’. Ku do ta gjejmë drejtësinë ne sot? Mos të dalë Dumani apo asnjë përfaqësues i drejtësisë të bëjë një deklaratë për atë që dëgjuam.

Unë i them atij zotërisë, Ahmetajt, të kthehet në Shqipëri. Ky është turp, turp, turp. Ku jemi ne, jemi në Afrikë?

Po ashtu, imagjinoni që Zvicra i akordon Ahmetajt strehim politik, dhe ia uroj sepse mesa shoh, në Shqipëri vdes, u vriske. Një vend që sot është aleat, partner me Evropën, ekzistojnë këto gjëra. Opozita bashkë me qeverinë teknike të kërkojë një evaluim të reformës në drejtësi, nuk vazhdohet më kështu”, është shprehur Burimi. 

Të fundit