Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës/ A ndiheni nën presion nga politika? Përgjigjet Arben Kraja

Deklaratat e Ramës/ A ndiheni nën presion nga politika?

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka raportuar për punën e institucionit që drejton në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ai është pyetur edhe nëse SPAK ndihet nën presion nga politika. Kjo pyetje vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i ka kërkuar vazhdimisht SPAK-ut që të hetojë kundërshtarët e tij politikë.

Kraja tha se janë të ndërgjegjshëm se kë hetojmë dhe që do të ketë presione.

Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

 

 

Të fundit