Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deklaratat e Ramës mbi 'rrezikun' e mediave online, a po frenohet liria e medias

Kryeministri i Shqipërisë në një konferencë u shpreh, se media online mund të shkaktojë dëme në të njëjtën mënyrë si propaganda naziste. Kritikët: Me këtë ai do të justifikojë përpjekjet për të frenuar liritë e mediave.
Media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi. Të paktën kështu mendon kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai i dha zë mendimeve të tij gjatë konferencës së OSBE-së për Europën Juglindore, "Gazetaria në kohë krizash”.
"Kur përpiqesh të parafytyrosh për shembull, se çfarë do t'i kishte bërë makineria propagandistike naziste botës me këtë liri është tronditëse. Apo edhe pa u përpjekur të imagjinoni fare, përpiquni të vlerësoni se çfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë nga terrorizmi, të gjitha llojet e fondamentalizmave, deri të pedofilia e të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne, që përmes lirisë së përhapjes mund të prekin shumë qenie njerëzore, grupe në nevojë dhe pjesë të dobëta të organizmit të shoqërive tona” – artikuloi Rama.
Gjergj Erebara, gazetar i Rrjetit Ballkanit të Gazetarisë Investigative BIRN Albania, e sheh këtë si justifikim të kryeministrit Rama për të mbrojtur deri në fund paketën anti-shpifje të vitit 2018 (e konsideruar si ‘luftë' ndaj medias online), e kundërshtuar nga çdo shoqatë mediatike dhe që gjithashtu nuk u mbështet nga asnjë institucion ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit. "Deklarata e Ramës ishte një përpjekje e sforcuar dhe jo shumë bindëse për të përsëritur se ai vetë beson fort se liria është e tepërt dhe se ai ka largpamësinë e duhur se si zgjidhen abuzimet me lirinë e shprehjes por që të gjithë ne të tjerët, e keqkuptojmë atë si aspirant për diktator ndërkohë që ai ka synime të mira, si për shembull, të na mbrojë nga nazizmi apo të mbrojë fëmijët nga pedofilia” – thotë Erebara për Deutsche Welle.
Megjithatë, përpjekjet dhe ligjet për të censuruar median nuk janë problemi i vetëm sipas Erebarës. "Rama ka demonstruar gjatë të gjithë karrierës së tij politike dëshirën për të pasur nën kontroll çdo lloj medieje. Gazetarët që kanë pak kujtesë e dinë dhe janë dëshmitarë se modeli i tij i korruptimit të medias me akses në vendimmarrjen publike është faktori kryesor që ka sjellë degradimin e vazhdueshëm të medias në Shqipëri gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit”.
Sofistikohen paditë ndaj gazetarëve
Dorian Matlija punon prej 17 vitesh si avokat në Shqipëri dhe gjatë 11 viteve të fundit përmes organizatës Res Publica, ai ka përfaqësuar ligjërisht gazetarët në gjykata. Për momentin,bashkë me kolegët e tij po ndjekin 50 procese gjyqësore në interes të gazetarëve. Matlija thotë se objekti i padive është i ndryshëm, por dominojnë rastet kur gazetarët janë paditur për shpifje.
"Janë dy dukuri të reja të shfaqura kohët e fundit: së pari, paditë SLAPP (strategic litigation against public participation), të cilat janë padi që nuk synojnë detyrimisht të fitohen kundër gazetarëve por kanë qëllim t'i konsumojnë atyre kohën dhe burimet e tjera dhe të dekurajojnë gazetarët e tjerë për të bërë shkrime kritike ndaj politikaneve apo bizneseve të fuqishme. Së dyti, fushatat shpifëse, të cilat janë një tërësi shkrimesh nga një ose më shumë media të tjera, që për interesa jomediatike synojnë të dëmtojnë reputacionin e një gazetari dhe besueshmërinë e tij në publik. Çështjet penale ndaj gazetarëve në kohët e sotme janë shumë më të pakta se në të kaluarën. Pra, jemi duke vënë re një sofistikim të luftës, duke përdorur mjete më pak brutale në dukje, por më të dëmshme në nxitjen e vetëcensurës” – argumenton avokati Matlija për DË.
Sipas tij, në përgjithësi gjykatat kanë qenë pozitive ndaj gazetarëve, por nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e politikës në vendimmarrje. "Në raste specifike, gjyqtarët kanë marrë edhe vendime të pafavorshme për shkak të gravitetit politik apo ekonomik të subjekteve të posaçme, si për shembull rasti i padive te Kryeministrit Edi Rama, të cilat në një masë të madhe janë pranuar përmes vendimeve të diskutueshme, sipas pikëpamjes time si profesionist”./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38