Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK, Lela: Ka frikë se po heton një ‘territor’ që i dëmton qeverisjen

Deklaratat e Ramës ndaj SPAK, Lela: Ka frikë se po heton një

Gazetari dhe drejtori i Politiko.al, Alfred Lela ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ndaj SPAK.

Në një intervistë për RTV Ora , Lela është shprehur se çështja e incineratorëve e ka shqetësuar Ramën se mos SPAK i është afruar personave që ndodhen pranë  tij dhe për pasojë do i dëmtonin qeverisjes.

“Ngjan si film, është një serial Netflix, por është serioz. Ka qenë një reformë serioze, pastaj ka disa interpretime nëse është bërë si duhet e me radhë. Por duket se ka shqetësim tek aktorët dhe kjo është vënë re me Kryeministrin Rama, i cili në disa dalje publike ka pasur një lloj shqetësimi dhe pakënaqësie se çfarë duhet të bënte ose çfarë duhet të bëjë SPAK sipas Ramës.

Çështja e incineratorëve e ka shqetësuar Ramën se mos SPAK i është afruar disi ose më shumë sesa duhet një territori, i cili do ta monitoronte kredibilitetin e shumicës qeverisës. Se mos shkon afër personazheve që janë  shumë afër kryeministrit dhe do ta dëmtonin qeverisjen”, u shpreh Lela.

Të fundit