Flash News

E-TJERA

Kërkesa e Ramës në Bordin e Paqes, Gjykata Speciale: Nuk komentojmë deklaratat e figurave politike

Kërkesa e Ramës në Bordin e Paqes, Gjykata Speciale: Nuk

Gjykata Speciale ka reaguar pas deklarateve të Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington, pak ditë më parë.

Në një reagim për MCN TV, thuhet se Gjykata Speciale nuk komenton deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera.

“Dhomat e Specializuara janë plotësisht të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre për të siguruar gjyqe të drejta, të paanshme dhe të sigurta. Ne nuk komentojmë deklaratat e bëra nga figura politike ose figura të tjera,” thuhet në reagim.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte arrestuar pak përpara se të nisej në Uashington, ku do të nënshkruhej marrëveshja me Serbinë e propozuar nga presidenti Trump, e për më tepër kjo "u bë nga ai prokuror (Jack Smith) që përndoqi edhe vetë presidentin Trump. 

 

Të fundit