Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës për RAI3, gazetari italian: Kemi dokumente institucionale, Ahmetaj ishte i besuari i tij për 15 vite

Deklaratat e Ramës për RAI3, gazetari italian: Kemi dokumente

Investigimi i emisionit "Report" në RAI 3 nxiti debate mes kryeminsitrit Edi Rama dhe gazetarit italian Giorgio Mottola, si edhe autorit të emisionit Sigfrido Ranucci.

Pas transmetimit të materialit, Rama kritikoi investigimin duke e cilësuar si baltosje ndaj Shqipërisë.

“Kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane. Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative”, ka deklaruar Rama.

Ranucci, në një reagim për News 24, ka thënë se puna e tyre është bazuar në dokumente institucionale shqiptare dhe italiane. Ranucci thekson se Ahmetaj ka qenë i besuari i Ramës për 15 vite.

“Report” ka bërë një punë rigoroze me dokumente institucionale italiane dhe shqiptare dhe u ka dhënë zë disa përfaqësuesve institucionalë shqiptarë, përfshirë ish-zëvendëskryeministrin që ka fituar besimin e Ramës për rreth 15 vjet”, tha Ranucci.

Të fundit