Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Ramës, reagon PD: Kërkon të largojë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve

Deklaratat e Ramës, reagon PD: Kërkon të largojë
Selia e PD

Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, në rast se do shkarkohet Ilir Meta, do të konsultohet me PD. Ai u shpreh dhe një herë se dora mbetet e shtrirë për bashkëpunim me opozitën.

Ndërkohë PD, thekson se Rama është autori i 'masakrës elektorale'. Gjithashtu shton se këto deklarata të kryeministrit kanë qëllim që të largojnë vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

"Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi", thuhet në deklaratën e PD.

Të fundit