Flash News

E-TJERA

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha i përgjigjet ambasadores: Vazhdo pi kafe në livadhet e Shqipërisë

Deklaratat e Yuri Kim, Berisha i përgjigjet ambasadores: Vazhdo pi kafe

Deklarata e ambasadores Yuri Kim se rikthimi i Berishës në krye të PD-së, do t’i jepte fund marrëdhënieve me SHBA-në, është parë ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ish-lideri demokrat ripërsëriti thirrjen ndaj ambasadores që në rast se ka prova për shpalljen ‘non-grata’, t’i dorëzojë në Gjykatën e Parisit. Sipas Berishës, një vendim i tillë, shihet më shumë si hakmarrje politike.

“Së pari, dua të them se ‘Foltorja’ ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dhe unë dua t’iu informoj se kjo pritje që shihni në Shqipëri për ‘foltoren’ nuk është më pak entuziaste në vendet  mike. Zonjës dhe cilitdo tjetër që ka një provë fakt të vetëm e ftoj t’i dërgojë pranë Gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë e madhe dhe mirënjohjen, se personalitete të shquara të elitës amerikane nuk pajtohen. Nuk pranojnë. Nuk binden. E marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova po nuk i themi. Kjo ka marrë fund. Ke prova çoji para gjykatës. Çështja e kafes. Le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.

Të fundit