Flash News

E-TJERA

Deklaratat kontradiktore përpjekje për manipulim? Lleshaj e mohon: Sot më shumë se kurrë them se në çdo polic do shikoni fytyrën time

Deklaratat kontradiktore përpjekje për manipulim? Lleshaj e mohon: Sot

Ministri në ikje Sandër Lleshaj foli për deklaratat kontradiktore të policisë dhe ministrisë lidhur me ngjarjen e rëndë, ku 25 vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një efektiv. Ai mohoi që deklaratat të ishin përpjekje për manipulim, duke thënë se ishin vetëm informacione paraprake.

Ai tha se ministria e Brendshme ka qenë në krah të së vërtetës.

"Nuk ka pasur asnjë kontraditë për atë ngjarje. Ngjarja ka qenë e rëndë. Kam bindjen që është një kombinimin i keq rrethanash. Njoftimet kanë qenë paraprake. Dy raportime ishin nga policia dhe një nga ministria.

 Në këtë të fundit ministria e Brendshme është pozicionuar kundër asaj që ka ndodhur dhe ka marrë përgjegjësi. Nuk ka patur keqinformim dhe aspak tendencë për të manipuluar. Ministri i Brendshëm ka qenë në favor të së vërtetës", tha Lleshaj.

I pyetur nëse i qëndron ende deklaratës se "në çdo polic do shikoni fytyrën timë", Lleshaj tha se i qëndron më shumë se kurrë, ndërsa shtoi se rasti është një kombinim tragjik i rrethanave.

"I qëndroj sot më fort se kurrë. Na duhet ministri që policia të funksionojë mirë. Në bazë të ministrit funksionon policia. E kam thënë dhe e them prap, duhet të jetë standard.

U kam kërkuar që të nisë një mësim disiplinor. Duhet ta shohim në mënyrë kritike këtë rast. Është një kombinim tragjik rrethanash, ky është mendimi im, duhet të presim rezultatin e hetimeve", deklaroi Lleshaj në "Open".

Të fundit