Flash News

E-TJERA

Deklaratat në kongresin e SHBA, Bushati: Shqipëria si laborator eksperimental, “non grata” e Berishës e lobuar

Deklaratat në kongresin e SHBA, Bushati: Shqipëria si laborator

Analisti Andi Bushati deklaron se shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj kryedemokratit Sali Berisha ishte e lobuar.

Duke folur në MCN TV, ai komentoi deklaratën e gazetarit investigativ Tyler O’Neil në kongresin amerikan i cili tha se ndryshimet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri janë realizuar me mbështetje nga USAID dhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, dhe këto ndryshime çuan në ndjekjen penale të Sali Berishës.

"Deklarata e gazetarit në kongres, por është dhe një ndërhyrje e dytë e bashkëkryetares së kongresit, një kongresmene e njohur republikane që thotë të njëjtën gjë, që reforma në drejtësi në Shqipëri u bë për të goditur opozitën.

Mund të jesh kundër veprimeve që po ndërmerr administrata Trump dhe mund të shohësh me dyshim qasjen e Musk për të pastruar administratën.

Pyetja është pse në kongresin amerikan merret si shembull Shqipëria? Pra Shqipëria serviret si laborator eksperimental, ku paratë e USAID kanë shërbyer për shkallmimin e demokracisë, kjo është ajo që u pa dje.

Ky lajm vë në pikëpyetje të madhe mënyrën si u zhvillua reforma në drejtësi dhe si është përdorur si kamxhik për të luftuar kundërshtarët politik në Shqipëri.

Kujt Amerike ti besojmë, asaj që thoshte kjo është reformë e mirë, apo kësaj që thotë se kjo është reformë për të shkatërruar demokracinë dhe opozitën.

Nuk e di nëse ka qenë Soros mbrapa kësaj, por që ditën që Berisha është shpallur “non grata” e kam thënë që kjo është një “non grata” e lobuar, ishte “non grata” pa sens.

Kur e thonë në Amerikë, nuk do të thotë se ata kanë të drejtë, por këtu ka diçka. Shqipëria duhet të pastrohet nga lobistët", tha Bushati.

Të fundit