Flash News

E-TJERA

Deklaratat për rikthimin në krye të PD-së, Berisha tjetër mesazh të koduar demokratëve

Deklaratat për rikthimin në krye të PD-së, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha iu ka dhënë sot demokratëve një tjetër mesazh lidhur me deklaratat e tij për rikthimin në krye të Partisë Demokratike.

Berisha ka postuar në rrjetet sociale një foto nga një tubim i PD-së në Sheshi "Skënderbej", në kohën kur kjo forcë politike udhëhiqej nga ai.

Kjo duket si një mesazh lidhur me deklaratën e tij se nuk e përjashton rikthimin në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar.

I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, Berisha u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.

Ndërsa, më 13 Qershor, ditën e zgjedhjeve për kryetarin e PD, i pyetur lidhur me këtë deklaratë të tij, tha: “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

Të fundit