Flash News

E-TJERA

Deklarimi i saktë i adresës së banimit, procesi ‘ngec’ në 5 bashki të vendit

Deklarimi i saktë i adresës së banimit, procesi

Ministria e Brendshme nisi dy muaj më parë fushatën për regjistrimin e saktë të adresës së banimit në portalin e-Albania ose në zyrat e Gjendjes Civile. Deri tani janë regjistruar 40 mijë shqiptarë.

Një numër i konsiderueshëm i shtetasve shqiptarë të regjistruar rezultojnë të jenë me banim jashtë vendit. Megjithatë procesi i regjistrimit është shoqëruar edhe me probleme e ngërçe për disa bashki të vendit.

Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora dhe Shkodra janë ndër bashkitë ku përditësimi i të dhënave për qytetarët ka ‘çaluar’, nisur edhe nga fakti se në këto bashki është përqendruar edhe numri më i lartë i popullsisë së vendit.

Saktësimi i adresës së banimit, përkon edhe me shërbimet që çdo qytetar merr në rastet kur i nevojiten, siç janë shërbimet gjendjes civile, shërbimet postare apo edhe shërbime të tjera publike.

Vetëm më saktësimin e adresës së banimit, çdo qytetar mund të arrijë të marrë shërbimin.

Të fundit