Flash News

E-TJERA

Të dielën ndeshja e fundit që do komentojë, Shakohoxha do kandidojë për president të FSHF-së

Të dielën ndeshja e fundit që do komentojë, Shakohoxha do

Finalja Angli-Itali të dielën do të jetë ndeshja e fundit që do të dëgjojmë duke u komentuar nga Dritan Shakohoxha.

Vendimi i largimit pas 30 vitesh karrierë është konfirmuar nga vetë ai, një ditë më parë ndërsa komentonte gjysmëfinalen Angli-Danimarkë.

Megjithatë, në moshën 52-vjeçare, Shakohoxha duket se ka synime të tjera në karrierë.

Sipas “Panorama Sport” ai do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për president të FSHF-së, duke sfiduar kështu kreun aktual Armand Duka. Vlen të theksohet fakti që zgjedhjet për president të FSHF-së, do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

 

 

Të fundit