Flash News

E-TJERA

Deklaruan raportet financiare jashtë afatit, KQZ ‘ultimatum’ 94 partive: 20 ditë kohë të paguani gjobën

Deklaruan raportet financiare jashtë afatit, KQZ ‘ultimatum’ 94

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti vitin e kaluar për mosdorëzimin ose dorëzimin jashtë afateve të raporteve vjetore financiare për vitin 2020, 106 parti politike me masë administrative 100 mijë lekë dhe 4 parti të tjera me 50 mijë lekë.

KQZ i ka lënë në dispozicion 94 partive të cilat kanë pasur mangësi në adresën e deklaruar, të depozitojnë brenda 20 ditësh detyrimin që rrjedh nga masa administrative. Partive politike, sipas KQZ, nuk iu është identifikuar adresa e saktë për shkak të shënimeve të pasakta që kanë depozituar pranë gjykatës së Tiranës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje publike 94 subjekteve politike që të bëjnë ekzekutimin vullnetar të sanksionit administrativ të vendosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 430, datë 22.07.2021, për mosdorëzimin apo dorëzimin jashtë afateve e raporteve vjetore financiare për vitin 2020.

KQZ ka ezauruar mënyrën zyrtare të njoftimit të tyre në adresat e deklaruara nga ana e tyre në Gjykatën Rrethit Gjyqësor, Tiranë. 

Institucioni i Postës Shqiptare ka konfirmuar mosmarrjen e këtij njoftimi nga këto parti politike, për shkak të mangësive të adresave të deklaruara nga partitë. 

Bazuar në nenin 162, të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për njoftimet publike, nga sot, 94 partitë politike kanë 20 ditë afat për të ekzekutuar vullnetarisht detyrimin e tyre”, njofton KQZ.

Të fundit