Flash News

E-TJERA

"Deklaruan se kanë armë, kjo solli tension", Karamuço 'zbërthen' situatën mes BKH dhe Ramës

"Deklaruan se kanë armë, kjo solli tension", Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me deklaratën publike të kryeministrit Edi Rama për BKH-në.  

I cftuar në Top Story, Karamuço është shprehur se e gjitha është procedurë ligjore, madje edhe pjesa e dorëzimit të armëve dhe sigurimi i tyre.

“Ka një rregullore të miratuar për futjen me armë. BKH se ka pasur problemin për armët por për ligjin e saj që në 2019. Në çdo veprim ata duhet të jenë të armatosur. Rregullorja parashikon që nëse dorëzon armën ajo duhet të jetë e sigurt dhe e vëzhguar. Kanë vajtur edhe herë tjetër ata dhe janë përplasur edhe më keqe se kjo radhë.

Nuk është se ka ngërç por pavarësisht qëndrimit duhet thënë diçka. Edhe pre trupa është e mirëtrajnuar disa nga ata kanë shprehur arrogancë ndryshe nga të tjerët. Kjo është historia. Janë prezantuar, janë vetë-deklaruar që janë me armë dhe kjo ka sjellë një tensionim. Nuk dua të aludoj. Ka pasur edhe raste të tjerë me debat, edhe kur dorëzuan vendimin për zv.kryeministren”, u shpreh Karamuço.

Të fundit