Flash News

E-TJERA

Dekomunistizimi i shoqërisë/ Nisma ende e parealizuar e PD, çfarë kërkoi tre vite më parë

Dekomunistizimi i shoqërisë/ Nisma ende e parealizuar e PD,

Partia Demokratike bëri me dije një ditë me parë se do të propozojë një nismë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë. Vendimi erdhi pasi deputeti socialist Bujar Cela uroi Ditën e Pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Veprimi i tij bëri që PD të nxjerrë nga sirtarët nismën e saj ligjore, të cilën nuk ka arritur ta çojë deri në fund. Kujtojmë që nuk është hera e parë që Partia Demokratike kërkon dekomunistizimin e shoqërisë.

Nënkryetari Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se: Nevojë urgjente për dekomunizimin e shoqërisë shqiptare. Ajo që ne kemi propozuar kryetarit të partisë, është që PD, të paraqesë një paketë të plotë ligjore për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.

Dekomunistizimi i shoqërisë është një nga misionet e PD, i cili është i parashikuar dhe në nenin 2 të statutit të saj, por ende nuk është përmbushur.

Në maj të vitit 2018, Partia Demokratike kishte finalizuar projektligjin që ndalon simbolet komuniste. Grupi i punës përbëhej nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekur politikë .

Dokumenti i akoskohe prej 12 faqesh,  kishte si pikë kryesore ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Disa nga pikat kryesore të tij ishin:

• Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.

• Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste.

• Do rishikohen emrat e rrugëve, qyteteve, shkollave, ndërmarrjeve, emra ose pseudonime, te personave që lidhen me diktaturën.

• Të ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë.

• Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.

• Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës.

Në vitet pas rënies së regjimit komunist ka pasur disa paketa të ngjashme, disa kanë kaluar të cunguara, të tjera janë refuzuar ose kanë ngelur në kuadrin e propozimeve.

Të fundit