Flash News

E-TJERA

Dekonspiroi operacionet, GJKKO dënon me 3 vite burg Jurgis Çyrbjen

Dekonspiroi operacionet, GJKKO dënon me 3 vite burg Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vite burg ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja.

Çyrbja u shpall fajtor për nxjerrje të sekretit shtetëror në disa episode, për përkrahje të autorit, dhe për korrupsion në zgjedhje.

Në bashkim të dënimeve 3 vite burg, zbret në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Altin Hajri, u dënua në mungesë, me 3 vjet burg për korrupsion ne zgjedhje, nxjerrje të sekretit shtetëror, dënim që zbret në 2 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe për përkrahje të autorit të krimit dhe u dënua me 2.6 vite burg, dënim që zbret në 1.8 vjet për shkak të gjykimit.

Të fundit