Flash News

E-TJERA

Dekonspironin aksionet antikanabis/ Merret vendimi për 4 efektivët e Pukës, burg për 9 të arrestuarit

Dekonspironin aksionet antikanabis/ Merret vendimi për 4 efektivët e

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për 9 të arrestuarit Leon Ndrecaj, Leonard Kola, Zef Lalaj, Ilir Prengaj, Ylli Veshi, Gjin Kola, Aleks Këdheli, Tanush Lekgegaj dhe Miri Rrapi, si pjesë e një grupi kriminal që kutlivonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Nga operacioni i një dite më parë, policia konstatoi se trafiknatët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar parcela me kanabis në zonat malore të Pukës dhe të Mirditës.

Edhe për 4 efektivët e policisë Zamir Mehaj, Alfred Ndoj, Fatmir Alija dhe Petrit Florini të cilët dyshohet se ndihmonin trafikantët duke i treguar se kur do shkonte policia për kontrolle në zonë. 4 efektivëve iu është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje'.

Një ditë më parë SPAK, goditi grupin e trafikantëve pas një viti hetime, ku dolën zbuluar 4 policë, dhe nënkomisari i policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit

Të fundit