Flash News

E-TJERA

Dekretoi nga Stambolli presidentin e ri, Kadilli: Meta do të jetë lideri i opozitës; Patozi: Do të ruaj miqësinë me Begajn

Dekretoi nga Stambolli presidentin e ri, Kadilli: Meta do të jetë

Presidenti Ilir Meta dekretoi nga Stambolli të shtunën lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneral Major Bajram Begaj, duke i hapur rrugë më pas votimit të tij nga mazhoranca në Kuvend.

Gjesti i Metës u komentua shumë, madje kreu i PD i bëri thirrje që të mos e dekretonte lirimin e tij.

Fatbardh Kadilli, anëtar i Partisë Demokratike thotë në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës se Meta synon që pas këtij akti të jetë lideri i opozitës, duke përfituar edhe nga situata në PD.

Nga ana tjetër, ish koordinatori i BD, Astrit Patozi e shpjegon aktin e Metës në dy drejtime.

Kadilli: Meta do të demonstrojë të përfshihet në opozitë, duke përfituar nga sherri në PD, i duhet të vazhdojë aleancën me Berishën, do të jetë lideri i opozitës. Do të përfitojë një hapësirë në opozitë. Nuk i intereson presidenca. Aleanca Berisha Meta është që në 95, por kërkon hapësirën e tij, por kjo nuk vjen me marrëveshje, por se ai e kërkon. Në thelb janë të dënuar të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Patozi: Rama ishte i qartë, nuk pati dilemë. E shpjegoj në dy rrafshe, politik dhe pragmatist.

Politik e dinte se nuk e pengon dot, do të ruaj miqësi me presidentin jo se do i hapë letrat por të ketë mirënjohje për gjesin e tij. Rrafshi tjetër , Meta ka paranojën që cdo njollë që le në fund të mandatit i shfrytëzohet kur të mos ketë imunitet.

Do hynte në lojë gjykata kushtetuese nëse Meta nuk firmoste. Kjo do ishte e rëndë.  Donte të ruante me faktorin ndërkombëtar që i përgjon këto raste. Donte të mos bëhet sebep për një sherr të ri kur ishte duke ikur.

Të fundit