Flash News

E-TJERA

Del ekspertiza e 65-vjeçarit të vdekur në Lezhë: Dyshohet se e goditi demi

Del ekspertiza e 65-vjeçarit të vdekur në Lezhë: Dyshohet

Zbardhet ekspertiza ligjore që përcakton shkakun e vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tushes, i cili u gjet dje i pajetë në Lezhë.

Fillimisht policia raportoi se në truppin e Tushes ishte konstatuar një plagë me armë zjarri por ekspertiza sot ka përcaktuar se plaga nuk është me armë zjarri.

Sipas ekspertizës, viktima ka dëmtime dhe thyerje të brinjëve dhe në kohën që mendohet se ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë. Sakaq, po analizohet fakti se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e tij ka njolla gjaku.

Në dëshminë e saj edhe bashkëshortja ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.

 

Të fundit