Flash News

E-TJERA

Del ekspertiza e aksidentit tragjik në Greqi, përcaktohet shkaku i vdekjes së 3 shqiptarëve

Del ekspertiza e aksidentit tragjik në Greqi, përcaktohet shkaku i

Janë publikuar rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të aksidentit të regjistruar pasditen e së hënës në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë.

Mediat greke shkruajnë se nga autopsia është zbuluar se tre shqiptarët ishin gjallë në kohën kur makina shpërtheu në flakë, por kishin humbur ndjenjat për shkak të lëndimeve të rënda nga përplasja e fortë.

Trupat kishin lëndime të rënda në kokë, gjoks dhe bark, brinjë të thyera, si dhe organe të brendshme të këputura, ndërsa shoferi kishte pësuar thyerje të kafkës. Nga informacionet e deritanishme, duket se kamioni është përplasur nga ana e karburantit të makinës, duke rezultuar në një zjarr të menjëhershëm.

Kështu, tre personat që udhëtonin në makinë nuk vdiqën nga plagët e goditjes, por nga zjarri që shpërtheu, ndërsa konsiderohet e sigurt se në atë moment ata ishin në gjendje të fikëti dhe pa ndjenja. Lidhur me të plagosurit e mbetur, të gjithë pritet të dalin nga spitali, ndërsa shoferi bullgar do të mbahet në paraburgim deri në daljen e rezultateve të analizave toksikologjike, të cilat do të tregojnë nëse ai kishte konsumuar alkool.

Përveç kësaj, është caktuar një ekspert mjeko-ligjor në lidhje me shpejtësinë e kamionit në kohën e aksidentit. Shoferi është akuzuar për vrasje nga pakujdesia, lëndim trupor dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit, që është një kundërvajtje, ndërsa rezultatet e analizave dhe raporti i ekspertit do të përcaktojnë nëse do të shndërrohet në krim.

Të fundit