Flash News

E-TJERA

Del ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3 anëtarëve të familjes nga Gjilani

Del ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 3 anëtarëve të
Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, ndërruan jetë si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Kështu raporton "News 24", ku shton se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti nga Gjakova ndodheshin për pushime në Durrës, ku dyshohet se konsumuan kërpudha helmuese e për pasojë ndërruan jetë.

Të enjten, tre pjestarët e familjes Haliti u paraqitën në ambulancën e Manzës, pasi qëndruan disa orë në shtëpi me dhimbje të forta barku. Ata u dërguan në spitalin e Durrësit, por pasi gjendja shëndetësore u rëndua, u transportuan në Tiranë ku humbën jetën të premten.

Ndërkohë familjarët pretendojnë se nuk iu është dhënë mjekimi i nevojshëm, akuzë që është kundërshtuar nga mjekët e Qendrës Shëndetësore të Manzëz.

Të fundit