Flash News

E-TJERA

Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohet Shqipëria përballë Kroacisë

Del formacioni zyrtar, si do të rreshtohet Shqipëria

Shqipëria luan sot përballë Kroacisë në kërkim të 3 pikëve. Të dyja skuadrat duan fitoren, pasi vijnë nga një ndeshje me humbje. Kroacia u mund 3-0 nga Spanja, ndërsa Shqipëria humbi 2-1 me Italinë.

Pak orë para nisjes së ndeshjes është zbardhur dhe formacioni që Sylvinho ka zgjedhur për të luajtur përballë kroatëve.

Në portë është Strakosha, përpara tij janë të vendosur Hysaj,  Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha përbëhet nga Asllani, Laçi dhe Ramadani. Në sulm është Asani, Manaj dhe Bajrami.  Sa i takon skemës, Sylvinho ka preferuar skemën 4-3-3, duke bërë kështu dy ndryshime, Laçi në vend të Seferit dhe Manaj në vend të Brojës.

Formacioni zyrtar:

Strakosha , Hysaj,  Mitaj, Ajeti, Djimsiti,  Ramadani,  Asllani,  Laçi, Bajrami,  Manaj,  Asani

Të fundit