Flash News

E-TJERA

Del foto e 26-vjeçarit që u vra në Bulqizë, banorët tregojnë detaje: E ngritën nga buka dhe e vranë

Del foto e 26-vjeçarit që u vra në Bulqizë, banorët

Dritan Manjani, 26 vjeç, është personi që shihni në foto. I riu u qëllua për vdekje me kaçavidë nga bashkëfshatari i tij, Dorjan Mema, pas një konflikti që kishte nisur në një lokal.

Del foto e 26-vjeçarit që u vra në Bulqizë, banorët

Banorët e fshatit Homesh në Njësinë Administrative Shupenzë, ku ndodhi ngjarja e rëndë, kanë treguar për mediat detaje nga krimi.

Një nga banorët thotë se Manjani njihej si djalë i mirë dhe punëtor dhe nuk ishin në dijeni që autori dhe viktima të kishin ndonjë konflikt. Banori ka thënë se Manjani ka qenë duke ngrënë kur dy makina kanë ardhur dhe e kanë kërkuar të dalë jashtë.

“Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme. Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje. Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin.

Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina , thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë. Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër. Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi”, ka treguar një banor i zonës.

Një tjetër banor tregon se ka pirë kafe me viktimën pak para ngjarjes, ndërsa 26-vjeçari kishte qëndruar në lokal me disa të tjerë. Banori thotë se Mema e ka qëlluar viktimën me thikë dhe jo me kaçavidë siç është raportuar.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra.

Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

Të fundit