Flash News

E-TJERA

Del foto e autorit të dyshuar të plagosjes me armë dje në Sauk

Del foto e autorit të dyshuar të plagosjes me armë dje në

Ky është autori i dyshuar që qëlloi dje me armë zjarri 39-vjeçarin turk në Sauk.

Policia ka sqaruar se autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara brenda një lokali në këtë zonë.

Autori, i paidentifikuar me emër, po ashtu turk, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull.

Pas ngjarjes është arratisur me shpejtësi. Policia ka mundur të sigurojë disa foto përmes kamerave të sigurisë dhe po përpiqet të krijojë një identikit të plotë të tij për ta identifikuar.

 

Të fundit