Flash News

E-TJERA

Del foto e makinës së atentatorëve të rivalit të Aldo Bares

Del foto e makinës së atentatorëve të rivalit të Aldo

Gazetari Eni Ferhati publikoi pamjen e automjetit që dyshohet se u përdor nga atentatorët në sulmin ndaj Julian Sulos, të njohur si “Juli i Pashakos”, një prej rivalëve të grupit të Aldo Bares.

Sulmi ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Lushnjës dhe konsiderohet një tjetër episod në konfliktet e vjetra të zonës.

I ftuar në Euronews Albania, Ferhati tha kamerat e sigurisë kanë kapur përgjatë gjithë itinerarit një Nissan me xhama të zinj, i cili dyshohet të jetë i vjedhur dhe me targa të falsifikuara. Mjeti u gjet i djegur pak minuta pas atentatit, një skenar tipik i përdorur për zhdukjen e provave. Brenda tij u gjetën dy armë — një kallashnikov dhe një pistoletë — që mendohet se janë përdorur gjatë sulmit.

Të shtënat ndaj 45-vjeçarit, sipas burimeve të hetimit, u kryen nga një automjet në lëvizje ku ndodheshin tre persona. Sulo u dërgua menjëherë në spital dhe mori ndihmën e parë, ndërsa më pas u shoqërua në komisariat për të dhënë dëshminë rreth ngjarjes.

Të fundit