Flash News

E-TJERA

Del foto/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan?

Del foto/ Kush është biznesmeni që u ekzekutua në Elbasan?

Ky është Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në lagjen "Emiri Metraxhiu" në Elbasan.

Biznesmeni u vra rreth orës 20:35 me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip "Range Rover", në karburantin "Xhaxhi Oil" në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.

Autorët e kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur atë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur "El Taxi". 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.

Të fundit