Flash News

E-TJERA

Del foto, kush është polici që vrau me armë zjarri Klodian Rashën

Del foto, kush është polici që vrau me armë zjarri Klodian
Nevaldo Hajdaraj, efektivi i ‘Shqiponjave’ që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, Klodian Rasha

Ky është Nevaldo Hajdaraj, efektivi i ‘Shqiponjave’ që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, Klodian Rasha në të gdhirë e marta e kësaj jave në rrugën ‘Dritan Hoxha’ në Tiranë.

Pak orë pas ngjarjes që tronditi opinionin publik dhe që prej ditës së djeshme janë ngritur në protestë qindra qytetarë, kryesisht të rinj, efektivi u arrestua, ndërsa nesër do të njihet me masën e sigurisë nga gjykata.

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani, i riu është ekzekutuar me plumb pas shpine nga efektivi i patrullës së Policisë, i cili i ka bërë thirrje për të ndaluar, por i riu nuk është bindur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, i riu ka qenë i armatosur dhe i ka drejtuar armën efektivit të Policisë. Megjithatë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se në momentin e vrasjes, viktima nuk ka pasur armë në dorë. Familjarët kanë treguar për mediat se ai doli të blinte cigare.

Ai ka qenë duke ikur me vrap dhe nuk ka qenë përballë policit që e ka qëlluar. Sipas raportit të SHCBA-së, polici nuk ishte në kushtet e përdorimit të armës.

Të fundit