Flash News

E-TJERA

Del foto, ky është 25-vjeçari që u gjet i vdekur brenda makinës në Lezhë

Del foto, ky është 25-vjeçari që u gjet i vdekur brenda

Personi në foto është 25-vjeçari është Romario Brunga, i cili është gjetur sot i pajetë brenda një makine në Balldre të Lezhës. Policia njoftoi se ai është gjetur brenda në automjet me një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po ashtu, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

 

Të fundit