Flash News
Kochorashvil ndëshkon kuqezinjtë, Gjeorgjia kalon në avantazh
Hoxha luan titullar ndaj Gjeorgjisë, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes
Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella, ku qëndrojnë mijëra jetë të sakrifikuara
Vrasja e dyfishtë në Roskovec, shoqërohet djali i autorit dhe i njërit prej viktimave
Del foto e dy viktimave në Roskovec, xhaxhai dhe nipi ishin duke pirë kafe kur u qëlluan
Del jashtë kontollit zjarri në kurorën e Liqenit të Zi në Bulqizë
Zjarri në masivin pyjor në kurorën e gjelbër në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit.
Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri, të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.
Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë, por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha.
Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori. Nga ana tjetër ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë, e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë.
Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë ka djegur disa hektarë pyll me pemë shekullore.