Flash News

E-TJERA

Del jashtë kontrolli zjarri në tunelin e Kalimashit, 5 zjarrfikëse nga Kosova nisen drejt vatrës

Del jashtë kontrolli zjarri në tunelin e Kalimashit, 5
Foto nga zjarri mbi tunelin e Kalimashit

Zjarri mbi tunelin e Kalimashit vijon të përhapet me shpejtësi teksa situata bëhet gjithnjë edhe më e rrezikshme.

Sipas burimeve, drejt vatrës së zjarrit janë nisur edhe 5 zjarrfikëse që mbërritën pak më parë nga Kosova, për të ndihmuar në neutralizimin e zjarreve. Era e fortë ka favorizuar shpërndarjen e flakëve, por deri tani nuk raportohet rrezik për banorët dhe shtëpitë e tyre.

Flakët mbi tunelin e Kalimashit vijojnë prej ditësh, teksa situata në të gjithë vendin paraqitet serioze. Një pjesë e vatrave u neutralizuan, ndërsa ka edhe aktivizime dhe riaktivizime vatrash ekzistuese.

Del jashtë kontrolli zjarri në tunelin e Kalimashit, 5    Del jashtë kontrolli zjarri në tunelin e Kalimashit, 5

Të fundit