Flash News

E-TJERA

Del me vonesë në konferencë për shtyp, Meta: Na ikën dritat, OSHEE ka nisur fushatën elektorale

Del me vonesë në konferencë për shtyp, Meta: Na ikën
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka preferuar të japë më shumë sqarime në një konferencë për mediat pas akuzave të kryeministrit Edi Rama një ditë më parë se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.

Ndonëse presidenca njoftoi daljen për mediat në orën 18.30, takimi u vonua rreth 20 minuta, vonesë që u justifikua nga kreu i shtetit për shkak se u ndërpre energjia elektrike.

“Ndjesë për vonesën por na ikën dritat në presidencë, ndaj e kishim të pamundur të lidheshim në kohë. S’e kuptova, ka nisur edhe OSHEE fushatën elektorale”, ironizoi Meta.

Të fundit