Flash News

E-TJERA

Del në rrjete sociale teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë disa minuta pas nisjes së testimit

Del në rrjete sociale teza e provimit të

Teza e provimit të Gjuhë-Letrësisë është bërë publike sapo ka nisur provimi. Ajo ka nisur të qarkullojë në internet. Eksperti i arsimit pranë PD, Ndriçim Mehmeti ka denoncuar këtë rast, i cili është i përsëritur.

Krahas fotove ai shkruan: Nuk heqim dorë nga tradita e mirë e daljes, shpërndarjes dhe zgjidhjes së testit në kohën e duhur.

Ai akuzon ministren e Arsimit, Evis Kushin për keqmenaxhim të sistemit arsimor.

"Ky është një mirëadminstrim i çorganizuar me sukses nga ministria e Arsimit. Mos e kërkoni fajin askund veç paaftësisë tuaj", shkruan ndër të tjera Mehmeti.

Kujtojmë që testimi ka nisur në orën 10.00 dhe do të përfundojë në 12.30. Janë rreth 34 mijë maturantë që po testohen në të gjithë vendin.

Të fundit