Flash News

E-TJERA

Del para gjykatës 17-vjeçari që goditi 4 herë me thikë shokun, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Del para gjykatës 17-vjeçari që goditi 4 herë me

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, adoleshenti i cili mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të shkollës, goditi 4 herë me thikë shokun e klasës në gjimnazin “ Mustafa Hoxha” në Cakran.

17-vjeçari u arrestua pas ngjarjes dhe mbi të rëndon akuza “ Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Adoleshenti dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet nëse ky detaj do të merret në konsideratë nga togat e zeza.

Të fundit