Flash News

E-TJERA

Del pas 4 orësh nga SPAK biznesmeni Elman Abule, asnjë koment për gazetarët

Del pas 4 orësh nga SPAK biznesmeni Elman Abule, asnjë koment për

Biznesmeni Elman Abule ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK pas 4 orësh.

Biznesmeni, i cili njihet për lidhjet e ngushta me Erion Veliajn, nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët. Ai i është drejtuar një gazetari i cili po e ndiqte duke i thënë “Kujdes se do rrëzohesh”.

Mësohet se Abule u pyet për llogari të hetimit që ka në qendër të tij kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Dje, u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, bashkëshortja e Abules ku qëndroi për më shumëse 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median.

Të fundit