Flash News

E-TJERA

Del vendimi, samiti i BE-së në Tiranë do t’i kushtojë shtetit shqiptar 450 mijë euro

Del vendimi, samiti i BE-së në Tiranë do t’i kushtojë

Organizimi dhe pritja e liderëve të BE në Tiranë në samitin e e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor në 6 dhjetor do t’i kushtojë shtetit shqiptar plot 450 mijë euro.

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot që Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, do t’i shtohet fondi prej 50 milionë lekësh të reja për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”. 

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit të “Samitit të BE-BP”, që do të organizohet në Tiranë, në datën 6 dhjetor 2022.

Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022”, thuhet në vendim.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave dhe Bosnje-Hercegovina pret statusin e vendit kandidat.

Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës kombëtare.

 

 

Të fundit