Flash News

E-TJERA

Del video e aksidentit tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari në Vlorë

Del video e aksidentit tragjik ku humbi jetën 17-vjeçari në

Ky është momenti i aksidentit tragjik që i mori jetën 17-vjeçarit Leando Shametaj në Vlorë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga korespondeti i Syri TV, mjeti tip ‘Porsche’ ka marrë mjetin me të cilin lëvizte viktima për disa metra, duke i shkaktuar atij plagë të rënda që i sollën vdekjen.

Ndërkohë, rezultoi se shoferi i mjetit ishte i dehur, gjë që e konfirmoi zyrtarisht edhe policia.

Kujtojmë se Shametaj punonte si kamerier në një lokal në qytetin bregdetar, ndërsa po kthehej nga puna me motor ku u përfshi në aksidentin që i mori jetën.

Autori u la në burg, ndërsa familjarët e 17 vjeçarit bënë thirrje për ashpërsim të ligjit.

Të fundit